Nga tërmeti i fuqishëm mbrëmë, u regjistuan më shumë se 30 dridhje të tjera deri tash

Nga tërmeti i fuqishëm mbrëmë, u regjistuan më shumë se 30 dridhje të tjera deri tash

Prej mbrëmjes së djeshme qytetarët në Bosnjë Hercegovinë nuk po gjejnë qetësi nga lëkundjet e herëpashershme të tërmetit që pasuan pas goditjes prej 5.8 ballësh të shkallës rihter.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj periudhe nga Instituti Hidrometeorologjik Republikan janë regjistruar edhe 30 lëkundje të tjera pasuese ku më i fuqishme ka qenë në orën 4:20 të mëngjesit të së shtunës, me një forcë prej 4.4 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e të gjithë tërmeteve ishin afër Stolacit.

Ndërkohë deri më tani nga tërmeti ka humbur jetën një 28 vjeçare dhe janë lënduardisa të tjerë.

Ky termet i rënë në Bosnjë është ndjerë në disa vende të Rajonit si në Shqipëri, Malin e ZI, Maqedoni madje edhe në Trieste të Italisë. Në rrjetet sociale njerëzit deklarojnë se kanë ndjerë lëkundjen e tokës në veri të Italisë pikërisht në momentin kur ndodhi tërmeti në BeH./abcnews.al

Shpërndaje në: