Nga ulja e pllakëzave të gjakut deri tek sistemi imunitar, Ja rreziku që mbartin mbushjet ‘e zeza’ të dhëmballëve

Nga ulja e pllakëzave të gjakut deri tek sistemi imunitar, Ja rreziku që mbartin mbushjet ‘e zeza’ të dhëmballëve

Toksinat paraqesin kërcënime të shumta. Ato helmojnë drejtpërdrejt turpin, duke dëmtuar trurin, mëlçinë, sistemin nervor qendror dhe shumë organe të tjera jetësore. Ato dobësojnë sistemin imunitar, duke ju bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve, por më e keqja nga të gjitha është se ato tërheqin dhe ushqejnë kanceret, viruset, bakteret dhe agjentë të tjerë patogjenë që janë të rrezikshëm për shëndetin. Në fakt, këto toksina janë faktorët kryesorë që nxisin kancerin dhe shumë sëmundje të tjera si alzhajmeri.

Mërkuri është një nga toksinat e rrezikshme e prej shekujsh, njerëzit kanë qenë dëshmitarë të miliona vdekjeve të shkaktuara nga ekspozimi ndaj merkurit.

Problemi është se ende vazhdon përdorimi i mërkurie e madje edhe dentistët vazhdojnë të përdorin mbushjet me amalgamë.

Mbushjet e dhëmbëve me amalgamë janë një burim i ekspozimit ndaj merkurit. Shumë prej nesh kanë ende mbushje të tilla, ose kanë pasur deri në një periudhë të caktuar të jetës.

U bë e modës që këto mbushje të hiqeshin, dhe kjo mund të duket si gjëja e duhur për t’u bërë, por është një proces për të cilin duhet bërë shumë kujdes. Heqja e të gjitha mbushjeve njëherësh, mund të shkaktojë një nivel të lartë ekspozimi ndaj merkurit, pavarësisht nga teknika e përdorur dhe masat parandaluese të dentistit. Ekspozimi mund të ngarkojë sistemin imunitar, duke u bërë faktor nxitës për çdolloj sëmundjeje.

Unë njoh njerëz që kanë hequr dhjetë mbushje njëherësh dhe për pasojë, numri i pllakëzave të gjakut është ulur aq shumë, sa kanë rrezikuar jetën.

Mënyra më e mirë për të hequr këto mbushje është që të presim derisa të shfaqen probleme me dhëmbin e mbushur ose që mbushja të bjerë vetë. Nëse nuk keni probleme dhe thjesht doni të hiqni mbushjet e vjetra, atëherë duhet t’i hiqni një e nga një, të paktën me një interval një muaj nga njëra-tjetra.

Nëse i keni hequr të gjitha mbushjet e amalgamës, është koha që të pastroni organizmin. Nëse keni kavitete të reja, dijeni që çdolloj mbushjeje tjetër është më e mirë se amalgama.

Shpërndaje në: