Nga Vedat Muriqi te Fitim Krusha e Robert Gjeraj, të gjithë legjendat e klubit me mesazh për Lirinë në Superligë

Periskopi.com Sporti

Liria do ta luaj ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku të shtunën në Klinë do të përballet me Vushtrrinë.

Do të jetë kjo sfida e parë e barazhit, para përballjes me ekipin e tetë të Superligës.

Për prizrenasit do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme pasi ka vite që nuk kanë qenë pjesë e elitës së futbollit kosovar.

Të gjithë në Prizren janë të entizuazmuar për këtë duel, derisa Liria ka publikuar një video mbështetëse nga futbollistët aktual dhe ish-futbollistët.

Emra si Robert Gjeraj, Fitim Krusha, Granit Begolli, Vedat Muriqi e të tjerë kanë dhënë mesazh mbështetës për Lirinë.