Nga vjedhja e dy milionëve përfitoi edhe ky klub i futbollit

Nga vjedhja e dy milionëve përfitoi edhe ky klub i futbollit

Hulumtimi Gazetës Insajderi, nxjerrë në pah skemën e zhdukjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, shkruan Insporti, transmeton Periskopi.

Dy milionë e 77 mijë euro kishin nga kaluar nga Thesari i Shtetit përmes katër transaksioneve në llogarinë e kompanisë privat me bazë në Drenas, LDA Grup SHP, me pronarë Kadri e Valon Shala.

Vjedhja nga thesari ka ndodhur në kohën e pauzës së 9 tetorit dhjetë ditë para se të bëhej publik skandali. Transaksioni ilegal është kryer nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit të Shtetit sipas prokurorisë së shtetit krejt ky proces ka ndodhur brenda 8 minutave.Gruda ndodhet në paraburgim kurse Kadri e Valon Shala në arrati.

Gazeta Insajderi ka zbuluar se pjesa më e madhe e parave apo 1 milionë e 300 mijë euro, nga llogaria e LDA grupit janë shpërndarë në 17 xhirollogari tjera.

26 mijë euro nga to kanë kaluar në xhirollogarinë e Klubit Futbollistik “KF Gryka e Llapushnikut” – një klubi të shuar futbolli, të cilin e kishte drejtuar Kadri Shala disa vjet më parë.

Që nga korriku i vitit 2018, “KF Gryka e Llapushnikut” kanë ndryshuar emrin në KF Drenasi. Përveç këtyre, 261 mijë euro të tjera janë tërhequr në banka nga pronarët e LDA Group Sh.P.K: Valon dhe Kadri Shala.

No description available.

Derisa për rreth 400 mijë të tjera dyshohet se janë bllokuar në xhirollogaritë e kompanisë, në të cilën u realizuan katër pagesa ilegale në emër të Ministrisë së Infrastrukturës, raporton Gazeta Insajderi.

Një zyrtar i klubit KF Drenas, për Insporti ka deklaruar se Kadri Shala kishte qenë kryetari i klubit në të kaluaren, duke konfirmuar se ai ka transferuar një shumë të parave në llogarinë e klubit.

“Në llogarinë e klubit janë transferuar një shumë prej 6 mijë eurove nga Kadri Shala, i cili më parë kishte qenë kryetar i klubit. Z.Shala ka pasur detyrime ndaj klubit dhe ai është shprehur se kjo shumë është donacion për klubin”.

“Ne si klub do t’i kthejmë këto para në Thesarin e Shtetit sipas procedurave të rregullta”.

KF Drenasi, i cili në vitin e kishte ndryshuar emrin nga KF Gryk, bën gara në Ligën e Parë të Kosovës në Grupin A.

Shpërndaje në: