Nganjëherë puna që do nuk ta kthen dashurinë

Nganjëherë puna që do nuk ta kthen dashurinë

Mungesa e “dashurisë” nga puna, kur në të vërtetë ju e doni atë vjen në mënyra të ndryshme. Kjo ka të bëjë me fundin e një “dashurie” të pashpërblyer. Nganjëherë është rezultat i mos përzgjedhjes për promovim. Nganjëherë vjen në formën e një vlerësimi të pakënaqur, pikërisht në kohën kur mendonit që kishit një periudhë të jashtëzakonshme të performancës, e nganjëherë akoma edhe më keq, kur ju ftojnë papritmas ta përfundoni punën aty me një njoftim të shkurtër dhe të thatë.

Gjithçka për asgjë

Disa prej këtyre momenteve në jetë janë të papritura, por zakonisht ka shenja paralajmëruese gjatë rrugës. Injoranca nuk është një mënyrë e mirë për të manovruar gjatë karrierës, por sigurisht që ka edhe raste kur mund të habitemi. Rrugët mund t’ju kryqëzojnë me dikë i cili dëshiron që t’ju ndesh më papunësinë, sepse ka njerëz që kanë gjetur mënyra të habitshme për t’i armatosur ankesat e tyre! Prandaj, një ditë rezulton që të zgjoheni dhe ta kuptoni që gjithçka për të cilën keni punuar ka ikur.

Çfarë të mos bëni

Kur ta keni ndarë mendjen ta filloni nga e para, ka disa gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni. Fillimisht, mos humbisni kohë duke menduar për opsionet tuaja! Mos shpenzoni shumë kohë duke reflektuar mbi të kaluarën ose duke i menduar pasojat e dështimit. Ecni përpara! Hapi tjetër, mos e merrni atë çfarë ndodhi personalisht, në vend që t’i merrni parasysh ndjenjat, ripërqendroni energjinë tuaj në atë që do të vjen më pas. E treta, mos merrni vendime të mëdha për blerje, nuk është kjo koha e duhur! Ndërsa, krejt në fund mos lejoni që zhgënjimi dhe poshtërimi t’ju bëjnë që të merrni vendime! Nuk ka hakmarrje në këtë mes, aftësia për ta rimarrë veten është më e mira që do ta bënit ndonjëherë!

Çfarë të bëni për të ecur përpara

Mos u kujdes për ndjenjat

Emocionet fillestare do të shuhen dhe do t’i lënë vend zhgënjimit, poshtërimit, depresionit, ankthit dhe një sërë emocionesh të tjera negative. Mos u merrni shumë më to, sepse sa më shumë që kaloni duke i menduar ato ndjenja, aq më poshtë do t’ju tërheqin! Në vend të kësaj pse të mos i përdorni si frymëzim për të arritur maja të reja?!

Menaxhoni

Në situata të papritura duhet që të veproni me shpejtësi dhe të jeni praktikë. Për shembull, menjëherë të mendoni sesi do të ndikojë kjo në gjendjen tuaj financiare, sa duhet të ndani buxhet për jetesë të përditshme derisa të gjeni punë? Mos humbisni kohë për të llogaritur gjithçka dhe për t’ia dalë mbanë derisa të gjeni një punë tjetër.

Shfrytëzoni mundësitë që nuk i keni shfrytëzuar

Pothuajse askush nuk shpenzon kohë mjaftueshëm në CV dhe profile të tjera të punësimit. Deri në momentin kur e shohim veten që kemi mbetur pa zgjidhje. Mirëpo, për dallim prej tyre, rrjetet sociale jemi të prirë që t’i përditësojmë gjatë gjithë kohës. Në rastet kur “dashuria” ndaj punës ju goditi është koha që t’i përdorni sa më mirë këto rrjete. Sepse një përqindje e pabesueshme e punësimeve ndodhin si rezultat i krijimit të lidhjeve në internet. Kjo është shpresa më i mirë që atë CV ta hidhni në duart e dikujt që mund t’jua kthejë dashurinë me të njëjtën fuqi.

Historia e dashurisë nuk harrohet

Ashtu si çdo histori tjetër dashurie, edhe kjo do t’ju ndjekë pas. Nuk do të thotë që të mos shfaqet përsëri në të ardhmen. Bëni gati një tregim të sinqertë, për ta treguar sa herë që intervistoheni! Nuk keni nevojë që të sajoni gjëra të paqena. Më mirë është që të përqendroheni në aftësitë tuaja dhe sesi ato do t’i ndihmojnë kompanisë, sesa të rrini duke u ankuar për punën e kaluar. Demonstroni ndryshimin dhe gatishmërinë, tregoni që “plaga” juaj është mbyllur!

Në fund sigurisht që do të keni sfida. Mbase do të hiqni shumë derisa ta siguroni një intervistë, edhe më shumë për një të dytë! Madje do të jetë akoma më sfiduese për të ndërtuar besim në vendin e ri të punës, por sigurisht që do të jetë më e lehtë, sepse sfida e parë ju ka dhënë shumë mësime.

Shpërndaje në: