Ngasësi legjendar i Formula 1 rikthehet nga pensionimi, i bashkohet këtij ekipi

Ngasësi legjendar i Formula 1 rikthehet nga pensionimi, i bashkohet këtij ekipi

Fernando Alonso do të rikthehet befasisht në Formula 1 për sezonin e 2020-tës, mëson BBC Sport.

Edhe pse ende nuk ka komunikatë zyrtarë nga spanjolli deri tani, tri burime të ndryshme kanë thënë për BBC se ai po rikthehet në sport sezonin e ardhshëm, dhe po e bën me Renaultin.

Renaulti është në treg për një ngasës të ri, pasi Daniel Ricciardo do të kalojë në sezonin e ri te McLareni, dhe duket se marrëveshja është arritur, transmeton Periskopi.

Alonso, i cili mbush 39-vjet muajin e ardhshëm, do të rikthehet te ekipi me të cilin është shpallur kampion bote, për të cilën ai ka ngarë bolidin në dy raste të ndryshme.

Ai ishte larguar nga sporti më 2018. Pavarësisht se ai u largua nga Formula 1 në rrethana jo shumë të dëshirueshme, ai padyshim mbetet një prej ngasësve më të mirë të këtij sporti. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: