Ngatërrohet Fitore Pacolli: Demanton keq kryeministrin Kurti me linkun që sapo ka shpërndarë

Ngatërrohet Fitore Pacolli: Demanton keq kryeministrin Kurti me linkun që sapo ka shpërndarë

Një intervistë Kurtit për BBC-në të vitit 2021, që ka shpërndarë deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, e nxjerr keq kryeministrin. Aty, Kurti flet se si dialogu nuk është prioritet për të, derisa këtë të enjte, Kurti shkon në Bruksel për takim me Vuçiqin. A ishte kjo një ngatërresë e momentit e deputetes? Pse ua rikujtoi ndjekësve të saj në Facebook? Apo, një arsye tetër, mund të jetë që ta ketë çuar në huqje?

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, që shquhet për gjuhën brutale ndaj mediave, ka publikuar në profilin e saj në Facebook, një intervistë të BBC-së para një viti me kryeministrit Albin Kurti.

Nuk dihet nëse kjo është një ngatërresë e momentit [gabim njerëzor], apo në të vërtetë, deputetja Pacolli kishte ndërmend ta shpërndante intervistën e sotme të Kurtit për BBC Serbia.

Ne po besojmë se është kjo e dyta, duke qenë se prej para një viti, kanë ndodhur zhvillime të hatashme në botë, rajon dhe vend; mes tyre shumë ndryshime – përfshirë edhe vetë qëndrimet e Kurtit.

Këtu, madje kujtojmë se viti 2021, ka qenë vit kur Kryeministri shquhej për deklaratat se si ‘dialogu me Serbinë nuk është prioritet’ e befas u bë.

Madje, edhe vetë pyetja e parë në ‘HardTalk’ të BBC-së së para një viti, është pikërisht për këtë temë, se pse ‘dialogu nuk ishte prioritet për Kurtin’.

Më pas, Kurti përgjigjet me deklaratën që ishim mësuar shpesh ta dëgjonim ‘se para dialogut, prioritet ishte ekonomia’ dhe tema të tjera të brendshme për Kosovën.

Të enjten, Kurti do të takojë Vuçiqin në Serbi, ku sipas intervistës së sotme, la të kuptohet se do ta mbajë qëndrimin për zbatimin e reciprocitetit në targa & dokumente, duke e përshkruar 1 shtatorin si ‘një ditë normale’./Periskopi/

Shpërndaje në: