Ngjarje e rëndë në Dibër: Nusja vret vjehrrën me thikë

Ngjarje e rëndë në Dibër: Nusja vret vjehrrën me thikë

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Dibër. Sipas burimeve zyrtare ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, ku 44-vjeçarja me inicialet M.M., ka goditur me me mjet prerës, thikë, vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen.

Pas ngjarjes, nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i 44-vjeçares, banuese në fshatin Burim, Maqellarë, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Shpërndaje në: