Ngjarje e rëndë në Kumanovë: Burri vret gruan

Ngjarje e rëndë në Kumanovë: Burri  vret gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në lagjen afër Xhamisë së qytetit të Kumanovës.

Një person ka vrarë bashkëshorten e tij për motive të cilat akoma nuk janë zbardhur nga organet e policisë.

Policia ka kryer ekspertizën duke bllokuar rrugën ku ndodhi ky akt makabër, njofton INA.

Ministria e Punëve të Brendshme deklaroi se do të dalë me detaje dhe hollësi lidhur më këtë rast të rëndë, që ka tronditur kumanovarët.

 

Shpërndaje në: