Ngjarje e rëndë në Shkodër: Po pastronte armën, xhaxhai vret aksidentalisht nipin 10 vjeçar

Ngjarje e rëndë në Shkodër: Po pastronte armën, xhaxhai vret aksidentalisht nipin 10 vjeçar

Një burrë 68-vjeçar aksidentalisht ka qëlluar për vdekje nipin e tij, rreth 10-vjeç, të martën në mbrëmje në fshatin Samrisht të Shkodrës, ka konfirmuar Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, e shtëna aksidentale ka ndodhur teksa V.J. po pastronte armen.

Nga e shtëna është plagosur edhe vetë 68-vjeçari. Është jashtë rrezikut për jetë.

Fillimisht u raportua se fëmija ka shkrepur armën vetë teksa po luante me të, por kjo s’është përmendur nga Policia në dyshimet fillestare.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi V.J, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Shpërndaje në: