Ngjarje e rëndë në sportin italian, avioni privat ua merr jetën dy notarëve

Ngjarje e rëndë në sportin italian, avioni privat ua merr jetën dy notarëve

Lajm i trishtë nga bota e sportit. Dy notarët e talentuar italianë, Fabio Lombini dhe Gioele Rossetti, dje kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni privat pranë Romës.

Ata ishin 22 dhe 23 vjeç. Së bashku po fluturonin dhe mediat raportojnë se njëri prej tyre ishte duke pilotuar avionin e vogël. 30 sekonda pas ngritjes, avioni mori flakë dhe u përplas fatalisht në tokë me pasoja fatale për të dy notarët.

Fabio Lombini këtë vit po punonte për kualifikimin për në Lojërat Olimpike të Tokios. E gjithë Italia e ka përjetuar shumë keq këtë lajm të hidhur. Policia ka hapur menjëherë një hetim për ngjarjen dhe të paktën deri tani dyshohet për defekt teknik të avionit.

 

Shpërndaje në: