Ngjarje tragjike në Kamenicë: Një person bie nga ura, Policia nis hetimet

Periskopi.com Lajme

Një rast tragjik ka ndodhur dje në fshatin Koretin të Kamenicës.

Policia e Kosovës  ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore, gjersa po kalonte mbi një urë për këmbësorë, ka rënë nga aty në lumë dhe për pasojë ka vdekur.Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion.

Rasti ëshë klasifikuar si “vdekje e dyshimtë”.