Ngjarjet e ditës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 09:30)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Pronarët e kompanive të autobusëve së bashku me punëtorët e tyre do të protestojnë para objektit të Komunës së Vushtrrisë, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve të punës gjegjësisht pengimi i tyre nga “kombit ilegal”. (Ora 10:00-11:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Salla e mbledhjeve në Komunën e Podujevës, ora 10:00)

Inaugurohet Biblioteka shkollore në ShFMU “Afrim Gashi” – Hajvali. (Ora 10:00)

Mbahet takimi i parë publik i kryetarit të Vitisë Sokol Haliti me qytetarë. (Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”, Viti, ora 12:00)

Ceremonia përkujtimore për regjisoren dhe producenten Vjosa Berisha:

-14:00-15:00 homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës
-15:00-16:00 Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës
-17:00 Varrimi në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

Inaugurohet Biblioteka shkollore në ShFMU “Vëllëzërit Frashëri” – Lipjan. (Ora 14:00)

Me rastin e vdekjes së poetit Xhevdet Bajraj, Komuna e Rahovecit organizon ceremoninë mortore:

-14:00 – Homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

-15:00 – Mbledhje komemorative, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj”.

-16:00 – Ceremonia e varrimit të poetit të ndjerë, në varrezat e qytetit të Rahovecit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia viziton Gjakovën, ku do të takohet me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini. (Kabineti i kryetarit, ora 16:30)

Promovohet libri “Barrë dhe Bekim” i autores shqiptare me bazë në Zvicër, Shqipe Sylejmani. (Muzeu Etnologjik, ora 18:30)

Mbahet koncert i orkestrës frymore të Shkodrës. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, ora 20:00)