Ngjarjet e ditës, krejt çfarë është planifikuar të ndodhë në Kosovë sot

Ngjarjet e ditës, krejt çfarë është planifikuar të ndodhë në Kosovë sot

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim. (Online, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban diskutim mbi trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore nga ana e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial  në Kosovë. Të ftuar: kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 6-mujorin e parë të vitit 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Arsim mban diskutim mbi grevën në arsim. Të ftuar përfaqësues të SBASHK-ut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazh te varri i Ahmet Krasniqit.  (Varrezat e Dëshmorëve, Prishtinë, ora 10:00)

Kombëtarja e Kosovës në futboll mban stërvitje në Kampin Nacional në Hajvali (ora 10:30) dhe në stadiumin “Fadil Vokrri” (Ora 16:30)

Shoqata sindikale e QKUK-së mban protestë. (Qendra Emergjente Prishtinë, ora 10.30)

Me rastin e Samitit Digjital dyditor “Prishtina 2022”, kryeministri  Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe sekretari i Shtetit në Ministrinë Federale për Digjitalizim dhe Transport, Stefan Schnorr  mbajnë konferencë për media pas hapjes së samitit. (Hotel “Emerlad”, ora 11.30)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes mbahet aksioni rrugor “Brezi i Paqes”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton rreth dinamikës së punës së Komisionit hetimor gjatë  sesionit vjeshtor.  (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e punës së Komisionit për sesionin pranveror 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)

Mbahet edicioni i gjashtë Let’s Dance. (Klan Arena, ora 19:30)

Shpërndaje në: