Ngjarjet e paralajmëruar për sot

Ngjarjet e paralajmëruar për sot

Sot në Kosovë janë raportuar një mori ngjarjes.

Por kryesisht kanë të bëjnë me punë brenda Kuvendit të Kosovës.

Do të ketë disa komisione parlamentare që nisin prej orës 10:00.

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot:

10:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Fianancimit ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”. Në rend dite është edhe shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, dhe ai i Kursimeve Pensionale për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00
Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë)

10:00 – 12:30
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur Shitjen e Aseteve me Likuidim ShAL 59. Dorëzimi i ofertave për asetet e ofruara në këtë shitje bëhet nga ora 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa hapja e ofertave fillon nga ora 12:30. (Salla e konferencave – Hotel Grand)

10:00
Avokati i Popullit organizon dëgjim publik përkitazi me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues në Gjilan. (Salla e Kuvendit të Komunës, Gjilan)

10:45
Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama. (Ndërtesa e Komunës)

11:00
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini e pret në takim sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daciq. Pas takimit do të ketë konferencë për medie. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë)

11:00
Federata e Hendbollit e Kosovës mban konferencë për shtyp rreth fillimit të tournamentit IHF Trophy për grupmoshat U18 dhe U20. (Lokalet e FHK-së)

11:00
Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku pret në takim drejtoreshën menaxhuese e Këshillit të Byrove nga Brukseli, Greet Flore. (Zyrat Byrosë së Sigurimit, rr. “Lidhja e Pejës”)

11:30
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton në parim Projektligjin për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë Covid-19. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

11:30
Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban takohet me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Selia e FFK-së)

13:00
Zëvendëskryeministri i i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

13:00
Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e prof. dr. Shqiponja Isufit. (Teatri i qytetit, Gjilan)

14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike bën zgjedhjen e ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

15:00
Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban mban konferencë për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

 

Shpërndaje në: