Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e paralajmëruara për sot

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) organizon konferencën me temën “Dita e hapur globale e Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë”.  (Klan Arena, Prishtinë, ora 09:00)

Lëvizja FOL organizon diskutimin FOL Hapur. I ftuar i radhës – drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj. (Lëvizja FOL, Prishtinë, ora 9:30)

Komisioni për Buxhet shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tremujorin e parë 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Instituti D4D organizon tryezën diskutuese “Raportimi i lajmeve nga portalet online dhe ndikueshmëria te publiku”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 23-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Shoqata MIQTË E NATO-s, me seli në Prishtinë, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit organizon aktivitetin “Kosova e falënderon NATO”-n.  (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja te sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:00).

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi mbi aktivitetet e menaxhimit në sektorin e shëndetësisë dhe aktualitetet e zhvillimeve të fundit në shëndetësinë e vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike përpilon listën e dëshmitareve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Mediat e interesuara për ta përcjell takimin, duhet të jenë në Presidencë në orën 14:45)

Aktivitetet para ndeshjes Kosovë – Irlandë e Veriut:

17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës
18:15 – Konferenca për media e Kombëtares së Irlandës së Veriut
19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Irlandës së Veriut

(Të gjitha aktivitetet zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”)

Përmbyllet festivali “I këndojmë lirisë”. (Klinë, ora 19:00)

Share Now

Shpërndaje në: