Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës për sot në Kosovë:

09:00

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton raportin me propozim-amendamente i për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrtimi i kërkesës për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00

Fondacioni Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina ribashkohen në eventin për t’i gëzuar fëmijët të veshur si super-heronjtë e tyre të preferuar. (Klinika Pediatrike, QKUK)

12:00

Promovohet libri “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmën – më afër apo më larg njëra-tjetrës”. (Instituti Albanologjik)

12:00

KFOR Turk përuron projektin për Renovimin e Sallës së Sporteve të Shkollës së Mesme Shkencore “Kuvendi Arbërit” Ferizaj. (Gjimnazi “Kuvendi i Arberit”, Ferizaj)

18:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh studiues i filozofisë – Glauk Konjufca, ligjëron mbi filozofinë, duke vënë fokusin tek libri i tij, “Huti i Minervës Fluturon në Muzg: G. W. F. Hegel”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”)

Shpërndaje në: