Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Për të mërkurën e 15 qershorit në Kosovë janë paralajmëruar një mori ngjarjes.

Kështu në ora 11:00 Vjosa Osmani do të takohet me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Pos kësaj, në Agjencinë Kundër Korrupsionit do të hidhet shorti për përzgjedhjen e 20 për qind të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.

Një ashtu do të mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik të Dardan Molliqajt ndaj  Haki Abazit, që kishte ndodhur në shtator 2019, pas një debatit në “Pressing” të T7.

Ngjarjet e ditës

09:00

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) organizon hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20% të zyrtarëve që janë subjekte të deklarimit vjetor të pasurisë, të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë. (Zyrat e AKK-së).

10:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Pas takimit, në orën 11:00,  Osmani dhe Michel do të kenë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes).

10:00

Mbahet shqyrtimi kryesor për rastin e sulmit fizik ndaj Haki Abazit nga Dardan Molliqaj, që kishte ndodhur në shtator 2019, pas një debati televiziv. (Gjykata Themelore, Prishtinë).

11:00

Organizata “Medica Gjakova” shpalos punën ndër vite me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës. Aktiviteti do të pasojë me një panel diskutimi lidhur me pasojat psikologjike dhe fizike të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hapësirat e Fakultetit Filozofik, UP).

11:00

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, mban konferencë për media. (Parku Shkencor Inovativ të UBT-së, Lipjan).

12:00

Mbahet hapja solemne e Festivalit Veror “Family Fun Day”. Merr pjesë dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj. (Prizren).

14:00

Akademik Rexhep Ferrit i ndahet Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”. Gjithashtu do të ndahet çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës).

15:00

Deputeti Elmi Reçica dhe ish-drejtorët e Spitalit Rajonal të Ferizajt, do të mbajnë konferencë për media. (Para objektit në ndërtim të Spitalit të ri Rajonal, Ferizaj).

15:00

Mbahet konferenca me temën “Pozita dhe sfidat e komuniteteve joshumicë në rajonin e Pejës” (komunat Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan). (Hotel “Dukagjini”, Pejë).

17:00

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) organizon turne në futboll të madh, në kuadër të Javës Olimpike 2022. (Stadiumi i “Rilindjes”, Taukbashqe).

Shpërndaje në: