Ngjarjet më rëndësishme për sot

Ngjarjet më rëndësishme për sot

Ngjarjet e ditës: 20 maj 2022

09:30Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime – SIT lanson hulumtimin “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë gjatë kohës së Covidit”.  (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00Mbahet ceremonia e betimit  të ushtarëve të rinj të FSK-së. Marrin pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani; ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj; zv.komandanti i FSK-së, Enver Cikaqi etj. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës, Ferizaj)

10:00Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)

10:00Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës organizon turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi”. (Palestra e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë)

11:00Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike në raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00Mbahet konferencë në të cilën do të prezantohet puna e deritanishme në projektin “Shumë perspektiva, shumë përvoja: histori gojore”. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

11:15Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit)

13:00PBC Academy organizon “Ditën e Orientimit në karrierë në fushën e TIK-ut”, me ç’rast maturantët do të njoftohen me programet e studimeve. (PBC Academy, Rr. “Tirana”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

13:30Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) organizon protestë me kërkesë miratimin e Ligjit për Paga. (Nisja prej sheshit “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

14:30Prokurori i çështjes së Thaçit dhe të tjerëve mban konferencë për ecurinë e çështjes. (ZPS)

17:00Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n’Rrugë” për lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e nxënësve dhe komunitetit përreth. (Përballë shkollës “Elena Gjika”, Prishtinë)

19:45Organizohet pritje solemne për ta nderuar Uta Ibrahimin, për arritjen e saj në Makalu, ngjitja e 7-të me radhë në mbi 8 mijë metra në vargmalet e Himalayas. Nga ora 20:00, mbahet konferencë për medie. (Aeroporti i Prishtinës)

Shpërndaje në: