Ngjarjet më të rëndësishme për sot

Ngjarjet më të rëndësishme për sot

Ngjarjet e ditës: 13 maj 2022

09:00 – “Takimi i Madh i Prishtinës” organizon ceremoninë e shpërndarjes së 3 000 librave dhuratë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi dhe për një pjesë të Maqedonisë Veriore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

09:30 – Mbahet ceremonia e dhurimit të 270 frigoriferëve dhe ngrirësve për të përforcuar sistemin e zinxhirit të ftohtë të vaksinave në Kosovë, donacion nga UNICEF-i dhe USAID. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Prishtinë)

10:00 – Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Komisioni për Legjislacion organizojnë diskurimin “Në pritje të Opinionit të Komisionit të Venecias për Koncept-Dokumentin për Vetting”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)

10:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

11:00 – Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, me pikat e papërfunduara nga seanca e 5 majit. Shqyrtohen tri projektligje, mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë etj. (Kuvendi i Kosovës)

13:00 – Ambasada e Zvicrës organizon ngjarjen e nisjes së Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2022–2025. (Hotel “Garden”, Prishtinë)

13:00 – Shtëpia e Evropës dhe BONEVET organizojnë ngjarjen “E ardhmja e gjelbër përmes teknologjisë AR”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)

13:00 – Me rastin e 85-vjetorit të lindjes se ish-sekretares së ShBA-së, Madeleine Albright, Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë-Kosovë, në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, do të bëjnë hapjen e teatrit të shkollës me emrin e saj. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, Fushë-Kosovë)

14:00 – Shtëpia e Evropës organizon kuizin “E ardhmja e gjelbër dhe digjitale”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë e Veriut)

16:00 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të mbajë konferencë për medie, lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. (Salla e Konferencave, MPJD)

Shpërndaje në: