Ngjarjet tronditëse, Ramosaj: E mërkura që uroj të mos përsëritet kurrë më

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj uron që e mërkura e 8 shtatorit të mos përsëritet kurrë. Kjo pasi që kjo ditë nisi me lajmin tronditës të zjarrit në një shtëpi në Ujzë të Gjakovës e ku mbetën të vdekur dy fëmijë, më pas vrasja e dyfishtë në Pejë dhe shpërthimi i zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetë dhjetëra persona dhe u lënduan disa të tjerë.

“E Mërkura që uroj të mos përsëritet kurrë më! Mëngjesi i djeshëm na tronditi me zjarrin në fshatin Ujzë në Gjakovë, ku humbën jetën dy fëmijë të familjes Sadrijaj! Mbrëmja na tronditi me vrasjen e dyfishtë në Pejë ku humbën jetën Astrit Ademaj nga Peja dhe Blerand Kadrijaj nga Rastavica e Deçanit. Në orët e vona tragjedia në Tetovë që na shokoi tërë kombin! Ngushëllime familjes Sadrijaj nga Gjakova, familjes Ademaj nga Peja dhe Kadrijaj nga Deçani! Lutemi për Tetovën!”, ka shkruar Ramosaj.

Shpërndaje në: