N’Golo Kante rezulton pozitiv me Covid-19, mungon ndaj Juventus

N’Golo Kante rezulton pozitiv me Covid-19, mungon ndaj Juventus

Chelsea ka marrë një lajm të hidhur para ndeshjes me Juventus.

Nesër Chelsea do të përballet me skuadrën e Juventus, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Champions League.

Para kësaj ndeshje, mesfushori francez, N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell Periskopi.

Si pasojë, lojtari nuk mund të grumbullohet me skuadrën dhe i shtohet listës së mungesave.

Kante ka qenë pikë kyçe e formacionit të Thomas Tuchel këtë sezon. /Periskopi/

Shpërndaje në: