Ngriten tensionet në Kuvend, evitohet përleshja fizike mes VV dhe LDK

Ngriten tensionet në Kuvend, evitohet përleshja fizike mes VV dhe LDK

Është evituar një përplasje fizike ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe VV-së në seancën e sotme të Kuvendit.

Deputeti i partisë së Albin Kurtit, Hajrullah Çeku kishte një diskutim me deputeten e minoriteteve, Zikrete Aliti, pasi kjo e fundit apstenoi në një votim.

E, kjo i pengoi deputetit nga Prizreni, Xhavit Ukaj. Ai kërkoi nga deputetët e LVV-së që mos të ushtrojnë presion tek deputetja Aliti, të cilën ai e ka bashkëvendase.

Shpërndaje në: