Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve për vrasjen e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë të Drenasit

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarve për vrasjen e 15-vjeçarit dhe babait të tij në Gradicë të Drenasit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.B. dhe A.B.,  si të dyshuar për vrasjen e 15-vjeçarit. A.M. dhe babait të tij, B.M. në Gradicë të Drenasit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata akuzohen për veprat penale ‘vrasja e rëndë’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

“Sipas aktakuzës, më 05.04.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Zabel”, në pyllin e fshatit Gradicë, komuna Gllogoc, për shkak të mosmarrëveshjeve paraprake pronësore rreth të drejtës së shfrytëzimit të malit, me dashje, të pandehurit në bashkëkryerje, kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.M., (15 vjeçar) dhe prindin e tij, të ndjerin B.M., si dhe të njëjtit kanë vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë, të dëmtuarve të përfshirë në këtë rast, në atë mënyrë që i pandehuri A.B., duke kontribuar thelbësisht në kryerjen e veprës penale, përmes një drite ndriçon hapësirën duke i krijuar të pandehurit Xh.B., mundësinë për gjuajtje, ndërsa ky i fundit, po ashtu përmes ndriçimit nga një dritë tjetër shtënë me armë me pushkën e gjuetisë të punuar me dorë, në drejtim të dëmtuarit, tani të ndjerit A.M., e më pas kur i ndjeri B.M., dhe i dëmtuari V.M., shkojnë në drejtim të miturit për t’i dhënë ndihmë, atëherë i pandehuri Xh.B., përsëri shkrep dhe e qëllon tani të ndjerin B.M., në kokë, me ç’ rast i rrezikojnë edhe të dëmtuarit, të cilët ishin prezentë në vendin e ngjarjes, ku si rrjedhojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, viktimat ndërrojnë jetë”, thuhet në aktakuzë.

Shpërndaje në: