Ngritet aktakuzë për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë, viktima ishte dhunuar seksualisht tri herë

Ngritet aktakuzë për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë, viktima ishte dhunuar seksualisht tri herë

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 27 prill, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë, pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.

K.Veseli u gjet i vdekur të enjten e 11 korrikut të vitit 2019, poshtë shkallëve të një kompleksi banesor, në lagjen ‘Xhemail Mustafa’.

Nëna e tij ka akuzuar një 20-vjeçar për dhunimin e pastaj vrasjen e djalit. Rastin për abuzimin seksual ajo e kishte paraqitur në polici në janarin e këtij viti. Por, ndaj të dyshuarit policia kishte ngritur veç kallëzim penal. Autopsia e bërë në trupin e 11-vjeçarit të ndjerë tregon se ai u dhunua tri herë.

Kjo ngjarje kishte tronditur mbarë vendin./Periskopi/

Shpërndaje në: