Ngritet kallëzim penal ndaj ministres Artane Rizvanolli

Ngritet kallëzim penal ndaj ministres Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, Artane Rizvanolli shumë shpejtë do të përballet në gjykatë me Arsim Kuliqi, Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Ndaj saj është inicuar kallëzim penal nga Kuliqi pasi me ardhjen në krye të ministrisë, Rizvanoll kishte iniciuar procedura disiplinore ndaj Kuliqit pranë Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë i është shqiptuar masa dispilonore “ndalim i ngritjes në detyrë duke përfshirë këtu rritje në shkallën e pagesës për një periudhë pesë vjet”.

Gazeta Infokus ka siguruara dokumentin e kallëzimit penal ku i njëjti përmes një email-i është njoftuar se nuk mund të ushtrojë funksionin e tij si Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë.

Ndaj këtij veprimi Arsim Kuliqi ka bërë kallëzim penal ndaj Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Këshilltarit të Ministres Salih Hoxha me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.

Arsim Kuliqi e ka konfirmuar edhe vetë për Gazetën Infokus se ka bërë kallëzim penal ndaj ministres së Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës.

Por sipas tij, ajo nuk është e vtemja që do të përballet me drejtësin.

Kuliqi do ta ndjekë penalisht edhe këshilltarin e ministres, Salih Hoxha.

“Po është e vërtetë kam bërë kallëzim penal ndaj Ministres, Artane Rizvanolli edhe ndaj Këshilltarit të Ministres Salih Hoxha”, ka thënë Kuliqi për Infokus.

Shpërndaje në: