Ngritja e pagave e shujtat e ushqimit, Sindikata e KEK-ut me kërkesa për menaxhmentin

Ngritja e pagave e shujtat e ushqimit, Sindikata e KEK-ut me kërkesa për menaxhmentin

Sindikata e KEK-ut në një takim të zhvilluar me drejtorin menaxhues të kësaj ndërmarrje ka njoftuar për disa kërkesa të tyre.

Kryetari i kësaj sindikate Nexhat Llumnica, ka njoftuar se kanë paraqitur kërkesa për ngritje page, ngritjen e shujtës së ushqimit, marrëveshjen kolektive dhe shpërndarjen e thëngjillit falas për punëtorët.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut, sot mbajtem takimin me drejtorin Menaxhues të KEK-ut ku diskutuam për keto kërkesa: 1.Ngritja e pagave, 2.Ngritja e shujtes së ushqimit 3.Marrëveshja kolektive, 4.Shpëndarja e thengjillit falas për punëtorët. Ngritja e pagave mbeti të diskutohet në bordin drejtues të KEK-ut. Ngritja e çmimit të shujtes së ushqimit, në rast se nuk mund të hapen Restaurantet mbrenda 30 dite, shujta e ushqimit të paguhet në bazë të çmimit të tregut, e jo si është tani 1.74€.Shpërndarja e thengjillit të bëhet falas për punëtorët që përdorin për nevoja familjare. Marrëveshja kolektive në nivel ndërmarrje mbetet të fillojë negocimi menjëherë”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: