Ngrohja globale: Është dyfishuar numri i ditëve me temperaturë mbi 50

Ngrohja globale: Është dyfishuar numri i ditëve me temperaturë mbi 50

Numri i ditëve ekstremisht të nxehtë për çdo vit kur temperatura mbërrin në 50 gradë celsius është dyfishuar prej viteve ’90, ka zbuluar një analizë globale e BBC.

Po ashtu, këto ditë përvëluese tash po ndodhin edhe në zona tjera të botës, duke ofruar sfida të paprecedent për shëndetin e njerëzve.

Numri total i ditëve mbi 50 është rritur për çdo dekadë prej 1980-s. Mesatarisht, mes 1980 dhe 2009, temperaturat e kanë kaluar 50shin rreth 14 ditë në vit.

Numri është ngritur në 26 ditë në vit prej 2010 e deri më 2019, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Në të njëjtën periudhë, temperaturat e 45 gradëve kanë ndodhur mesatarisht nga dy javë shtes ënë ditë.

Derisa e gjithë bota nxehet, temperaturat ekstreme bëhen gjithnjë e më të mundshme.

Këto temperatura mund të jenë vdekjeprurëse për njerëzit dhe natyrën, dhe mund të shkaktojnë probleme serioze për ndërtesat, rrugët dhe sistemet e energjisë.

Temperaturat e 50 gradëve ndodhin në Lindje të Mesme dhe rajonin e Gjirit Persik.

Dhe pas temperaturave rekorde prej 48.8 në Itali dhe 49.6 në Kanada këtë verë, shkencëtarët kanë paralajmëruar se 50shin mund ta prekin edhe vende të tjera. /Periskopi

Shpërndaje në: