Ngrohja globale: Shkencëtarët propozojnë ndërrimin e dietës për lopët

Ngrohja globale: Shkencëtarët propozojnë ndërrimin e dietës për lopët

T’i ushqesh lopët me alga deti është një metodë shumë e mirë për të reduktuar emetimet e gazrave që ngrohin planetin nga gromësirat dhe nga pordhët e tyre, kanë gjetur shkencëtarët.

Këta shkencëtarë kanë vendosur sasi të vogla të algave të detit në grazhdin e lopëve përgjatë pesë muajve dhe kanë gjetur se kjo dietë e re kishte shkaktuar ulje të reduktimit të metanit për 82 për qind.

Këto gjetje janë bërë mbi një hulumtim të mëparshëm që kishte treguar se algat e detit mund të ulnin metanin e lëshuar nga lopët, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

“Tash kemi prova të qarta se dieta me alga deti te lopët është e efektshme për të reduktuar gazrat serë dhe se ai efikasitet nuk zvogëlohet me kalimin e kohës,” tha Ermias Kebreab, drejtori i Qendrës Botërore të Ushqimit.

Lopët prodhojnë metan përmes mikromeve në stomaqet e tyre derisa tresin ushqimet që hanë.

Agrikultura përbën 10 për qind të emetimeve të gazrave serë në ShBA. /Periskopi 

Shpërndaje në: