Nick Kyrgios gati për Rafel Nadalin pas fitores së çmendur kur Khachanov

Nick Kyrgios gati për Rafel Nadalin pas fitores së çmendur kur Khachanov

Nick Kyrgios do të përballet me Rafael Nadalin në fazën tjetër të Australian Open, pas fitores së çmendur me pesë sete kundër Karen Khachanov.

Kyrgios fitoi 6-2 7-6 (7-5) 6-7 (6-8) 6-7 (7-9) 7-6 (10-8), transmeton Periskopi.

Australiani, 24-vjeçar, pati nevojë për gati katër orë e gjysmë për ta fituar ndeshjen të tensionuar kundër rusit.

Tash, Kyrgios do të ndeshet me Nadalin në Melburn, të hënën, me dyshen që për herë të fundit ishte ndeshur në ëimbledon në korrik, ndeshje të cilën e kishte fituar Nadal. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: