Nikaj kritikon Qeverinë: Niveli i përfaqësimit të Kosovës jashtë vendit është në nivelin më të ulët

Nikaj kritikon Qeverinë: Niveli i përfaqësimit të Kosovës jashtë vendit është në nivelin më të ulët

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj tha se nga dje Kosova ka abstenuar që të merret me politikën e jashtme.

Në Frontal të T7, Nikaj tha se është e papritur dhe e pajustifikueshme vonesa e Qeverisë për zëvendësimin e ambasadorëve të kthyer.

“Ne e kemi parë se që nga dje Kosova ka abstenuar nga të marrurit me politikë të jashtme. Dje ka qenë dita kur janë kthyer një numër i madh i ambasadorëve nga misionet e tyre”, tha Nikaj.

Ai theksoi se niveli i përfaqësimit të Kosovës jashtë vendit është në nivelin më të ulët.

“Në momentin kur ne nuk kemi ambasadorë, ne e ulim nivelin e përfaqësimit. Niveli i përfaqësimit tani është në nivelin më të ulët. Ne me vetëdije e kemi bërë këtë. Është sinjal jo i mirë diplomatik”, tha Bernard Nikaj.

Ai foli po ashtu edhe për situatën e rëndë me pandeminë, duke ritheksuar kërkesën e bërë dje nga PDK-ja që deputetët ta ndërpresin pushimin dhe të kthehen në Kuvend.

“Është e paarsyeshme që ta kemi një situtë të tillë pandemike, e deputetët tanë të jenë në pushim veror”, tha Nikaj.

Duke folur për vaksinimit, ai pati vërejtje edhe për këtë proces.

“Do të ishte më mirë po të shihmin hapa konkret për shpejtimin e vaksinimit”, këshilloi Nikaj.

Shpërndaje në: