Nikaj: Serbisë reciprocitet iu vendos në korrik të vitit 2011

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Bernard Nikaj thotë se Serbisë nuk iu vendos reciprocitet këtë tetor me kryeministër Albin Kurtin por qysh në vitin 2011. Ai ka shpjeguar se si ishte vendosur reciprociteti për vulat doganore më 2011.

Nikaj në emisionin Pressing në T7 ka kritikuar marrëveshjen e arritur për targat në Bruksel. Thotë se për herë të parë u legjitimua një regjim tjetër në pjesën veriore të Kosovës.

“Fatkeqësisht memoria kolektive këtu shpeshherë është shumë e shkurtër mirëpo reciprociteti për herë të parë është vendosur në vitin 2011. Reciprociteti për herë të parë dhe reciprocitet i plotë funksional me koordinim të plotë me miqtë tanë ndërkombëtar është bërë për vulat doganore në korrik të vitit 2011 kur është blloku parimisht veriu prej një bllokade e cila ka ndodh prej shpalljes së pavarësisë e deri atëherë’, tha Nikaj.

“Reciprociteti si koncept në diskursin politik edhe të brendshëm por edhe të qasjes ndaj dialogut ka filluar në korrik të vitit 20011dhe ka pasur të bëjë me vulat doganore e Kosovës dhe Serbisë dhe atë vendim e kam shkruar unë me këto dy duar’, shtoi ai.

 

 

“Reciprociteti nuk është zbulim i vitit 2021 por i vitit 2011”, theksoi Nikaj.

“Për herë të parë ne kemi lejuar që nëpërmjet një marrëveshje të krijohen dy regjime që aplikohen ndryshe në pjesë të ndryshme të Kosovës. Për herë të parë këto tabelat KM, PR, vlejnë vetën në veri e nuk vlejnë në pjesën tjetër të Kosovës. Për herë të parë ne kemi legjitimuar një regjim tjetër të validitetit ligjor dhe praktik në pjesën veriore të Kosovës”, shpjegoi ai.