Nikoliq: Nuk marr pjesë në inaugurimin e presidentit të shtetit “inekzistent”

Nikoliq: Nuk marr pjesë në inaugurimin e presidentit të shtetit “inekzistent”

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, lidhur me ftesën e Hashim Thaçit për të marrë pjesë në inaugurimin e tij si president i Kosovës, ka thënë se nuk mund të shkojë në inaugurimin e kryetarit të shtetit që nuk ekziston.

“Po e shoh se ajo [ftesa] ka arritur në medie, por unë s’e kam vendin atje për shkak se unë jam kryetar i Serbisë”, ka thënë Nikolliq, njofton Beta e Beogradit, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se për të shteti i pavarur i Kosovës nuk ekziston dhe se inaugurimi i Thaçit bëhet në kuadër të “institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe sipas Kushtetutës së Kosovës”.

“Madje edhe sipas rezolutës 1244 thuhet se atje mund të bëhet çdo gjë, por jo i shtetit të pavarur”, ka thënë ai.
Hashim Thaçi si kryetar i Kosovës inaugurohet më 7 prill.

Në inaugurim pritet të marrin pjesë shumë personalitete nga vendi, rajoni e bota.

Shpërndaje në: