Nikolla pas takimit me Kurtin: Mbështesim zbatimin e ‘planit europian’, dhe Kosovën në rrugën euroatlantike

Nikolla pas takimit me Kurtin: Mbështesim zbatimin e ‘planit europian’, dhe Kosovën në rrugën euroatlantike

Kryetarja e parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pritur në takim kryeminsitrin kosovar, Albin Kurti, dhe ajo theksoi se e mbështesin zbatimin e planit europian, dhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtarë.

Nikolla e cilësoi si “vëllazëror” takimin me Kurtin, dhe njëherit këtë të fundit e përgëzoi për punët që po bënë Qeveria e tij.

Ajo tha se mbështetin në të gjitha fushat Kosovëm, përfshi këtu në njohjet ndërkombëtare, anëtarësime në organizata ndërkombëtare, integrimin euro-atlantik etj.

Sipas sajë, zbatimi i marrëveshjeke nga Kosova dhe Serbia, i kontribuojnë stabilitetit në Ballkanin Perendimorë dhe perspektivën euro-atlantike.

“Një takim vëllazëror me Kryeministrin e Kosovës, z.Albin Kurti, në Kuvendin e .
Përgëzime Kryeministrit Kurti për punët e mira që po bën Qeveria e si edhe durimin, qetësinë, maturinë dhe qëndrimet e guximshme në bashkëpunimin me e për të ardhmen evro-atlantike të .
Kuvendi nxit e mbështet bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat dhe mbështesim vendimet e Qeverisë së , si vendime të një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe të një shteti sovran dhe të pavarur.
Mbështesim perspektivën evro-atlantike të dhe lobojmë për njohjet e reja ndërkombëtare, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB e organizatat ndërkombëtare.
Mbështesim dialogun midis Kosovës dhe Serbisë si rruga më e mirë dhe e vetme drejt njohjes së ndërsjelltë mes dy vendeve, vlerësojmë Planin Evropian si një pikënisje e mirë për dialogun dhe mbështesim angazhimin e dhe në zbatimin e aneksit të këtij Plani.
Zbatimi i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij euroatlantike”, ka shkruar ajo.

Begaj në takimin me Kurtin: Dakordimi në Ohër është garanci për paqen

Shpërndaje në: