Nipi i nipit: Burri amerikan del pasardhës i Viçit të Ulur

Nipi i nipit: Burri amerikan del pasardhës i Viçit të Ulur

Një mostër floku që i përkiste liderit legjendar të amerikanëve indigjenë në shekullit 19, i njohur si Viçi i Ulur [Sitting Bull] ka lejuar shkencëtarët që të konfirmojnë se një burrë nga Dakota e Jugut është stërnipi i tij.

Shkencëtarët morën ADN-në nga një mostër e vogël e flokut të Sitting Bullit që kishte qenë në një dyqan në Washington DC.

Ajo tregoi që Ernie LaPointe, 73 vjeçar, ishte stërnipi i tij, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Metoda e re mundëson analizën e linjës së gjakut të ADN-së nga njerëz që kanë vdekur shumë shumë moti.

Kjo i hap derën mundësisë që edhe ne të shikojmë se kënd e kemi e kënd s’e kemi paraardhës.

“Njerëzit kanë qenë të hamendur për lidhjen tonë me të parët tonë prej se mbaj mend. Këta njerëz janë thjesht një dhimbtë në vendin ku uleni [bythë]” tha z. LaPointe.

Metoda e re u zhvillua nga shkencëtarët e udhëhequr prej Eske Willerslev./Periskopi

Shpërndaje në: