Nis gjykimi i parë në Speciale: Salih Mustafa deklarohet për fajësinë

Nis gjykimi i parë në Speciale: Salih Mustafa deklarohet për fajësinë

Ka filluar gjykimi i parë në Dhomat e Specializuara në Hagë që njihet si Gjykata Specile.

Ky gjykim po mbahet kundër Salih Mustafës, i akuzuar për krime lufte si ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mustafës pak më parë iu lexu aktakuza e konfirmuar nga Specialja, mirëpo, Mustafa hodhi poshtë edhe njëherë këto aktakuza.

“Po e kuptoj por nuk ka asgjë me të vërtetë”

“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkon kjo zyre e Gestapos”, ka thënë Mustafa, transmeton Periskopi.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë./Periskopi/

Shpërndaje në: