Nis heshtja zgjedhore

Periskopi.com Lajme

Sot në orën 07:00 të mëngjesit ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale, që do të mbahen nesër.

Sipas Ligjit për Zgjedhje, kandidatët kanë kohë të bëjnë fushatë 30 ditë, pavarësisht se këtë herë fushata është zhvilluar shumë më ndryshe shkaku i pandemisë.

Për zgjedhjet që do të mbahen nesër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 89 subjekte politike, nga të cilat 32 janë parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është 5364 kandidatë, nga ta janë 166 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 5198 kandidatë për kuvende komunale.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona, ku mbi 41 prej tyre do të votojnë për herë të parë.