Nis largimi i veturave të dëmtuara nga goditja e kamionit, bllokohet rruga (Video)

Nis largimi i  veturave të dëmtuara nga goditja  e kamionit, bllokohet rruga (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë ‘Pastrimi’ ka shkaktuar një aksident masiv në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar tre persona.

Si pasojë e numrit të madh të veturave të përfshira në aksident, është bllokuar rruga ‘Agim Ramadani’, ndërkohë tashmë Policia e Kosovës ka filluar të largojë nga rruga veturat e aksidentuara për të zhbllokuar rrugën.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të kamionit të kompanisë ‘Pastrimi’.

https://www.facebook.com/981226585245257/videos/605052956692047/

 

Shpërndaje në: