Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, diskutohet për (mos)dorëheqjen e Abdixhikut

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar. Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë.