Nis mbledhja e përbashkët Kosovë – Shqipëri: Këtu e keni live

Nis mbledhja e përbashkët Kosovë – Shqipëri: Këtu e keni live

Ka filluar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Elbasan.

Në mbledhjen e shtatë me radhë pritet të nënshkruhen 16 marrëveshje. Fokusi i dy kabineteve qeveritare do të jetë thellimi i bashkëpunimit në fushën e lëvizjes së lirë, arsimit, drejtësisë, infrastrukturës, kulturës dhe bashkëpunimit dhe shkëmbimit tregtar.

Për shkak të kushteve atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut, kësaj radhe nuk pati pritje solemne të kabinetit qeveritar nga Kosova.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve pritet të ketë konferencë për medie nga kryeministri Albin Kurti dhe homologu i tij Edi Rama.

Shpërndaje në: