Nis ndërtimi i terminalit për gazin amerikan, mungon Kosova, Haradinaj: Albin ku je ti, ku është Kosova

Nis ndërtimi i terminalit për gazin amerikan, mungon Kosova, Haradinaj: Albin ku je ti, ku është Kosova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën kur në Washington DC po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet dileme në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty.

Për këtë, Haradinaj pyet kryeministrin Albin Kurti, ku je ti e ku është Kosova

“Në këtë kohë kur në Washington DC po mbahet ngjarja më e madhe e largimit nga gazi rus me shtetet lidere në diversifikim të energjisë, Kosova nuk është aty. Albin ku je ti? Ku është Kosova?”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, Kurti duhet të jap përgjegjësi se pse e ka refuzuar rreshtimin e Kosovës më SHBA-në.

“Duhet të japësh përgjegjësi dhe llogari se pse ke refuzuar rreshtimin e Kosovës me ShBA”, tha më tej Haradinaj.

Shpërndaje në: