Nis peticioni kundër mbajtjes së shamisë në shkolla

Nis peticioni kundër mbajtjes së shamisë në shkolla

Ditëve të fundit është hapur debati për shamijat, ku po kundërshtohet udhëzimi administrativ që e ndalon bartjen e shamisë në shkolla, shkruan Periskopi.

E tani ka nisur edhe një peticion online i cili po kërkon që të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla, e të cilin deri tani 333 persona e kanë nënshkruar.

“STOP mbajtja e shamis neper shkolla dhe ne Kosove”, thuhet në në peticionin e hapur nga Lulieta Bunjaku.

Ky është linku i peticionit që është kundër bartjes së shamisë në shkolla: PETICIONI

Kujtojmë se për këtë temë ka folur edhe kryeministri i vendit Albin Kurti i cili ka thënë se nuk duhet të ketë ndalim të shamisë, por pragu për bartjen e saj duhet të jetë 16 vjet.

“MAShTI është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin që disa qytetarë e kanë nisur këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa e duhet të jenë të lirë të vendosin. Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”, tha ai.

Ndërsa presidentja Osmani ende nuk ka dalur me një qëndrim rreth kësaj teme e cila u aktivizua që 2 javë./PERISKOPI

FOTO ilustrim: Deutsche Welle

Shpërndaje në: