Nis punën zyrtarisht ambasadori i Kosovës në Gjermani, ia dorëzon letrat kredenciale presidentit gjerman

Nis punën zyrtarisht ambasadori i Kosovës në Gjermani, ia dorëzon letrat kredenciale presidentit gjerman

Faruk Ajeti, e ka nisur zyrtarisht punën e ambasadorit të Kosovës në Gjermani.

Ai sot ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ajeti tha se ky është një nder i madh për të.

Diplomati kosovar theksoi se do të punojë me përkushtim për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ishte një nder i madh për mua që sot t’i dorëzoja kredencialet e mia Presidentit, Frank-Walter Steinmeier. Do të punoj me shumë kënaqësi dhe përkushtim për të thelluar marrëdhëniet tona të ngushta dypalëshe dhe historike mes Kosovës dhe Gjermanisë“- ka shkruar ai.

Para Faruk Ajetit në këtë detyrë kishte shërbyer Beqë Cufaj.

Shpërndaje në: