Nis raundi i pestë për paqe në Siri

Nis raundi i pestë për paqe në Siri

Diplomatë nga Rusia, Irani, Turqia dhe SHBA, kanë filluar raundin e pestë të bisedimeve për paqe në Siri me qeverinë siriane dhe disa pjesëtarë të grupeve opozitare në Siri. Takimi është mbajtur në Astana.

I dërguari special i OKB-së, në Siri, Staffan de Mistura, ka qenë pjesë e takimit dy ditorë që po mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit. Bisedimet në Astana të inicuara nga Rusia, Irani dhe Turqia, janë të ndara prej negociatave të OKB-së që mbahen në Gjenevë rreth situatës në Siri. Ministria e Jashtme e Kazakistanit ka thënë se bisedimet konsiderohen si takime bilaretale në mes të anëtarëve të delegacioneve.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov, ka thënë se pjesë e takimit kanë qenë nëntë përfaqësues të opozitës së armatosur.

Pak para se të fillonte takimi, ushtria amerikane njoftoi, se forcat siriane të mbështetura nga SHBA-ja kanë depërtuar në murin që rrethon qytetin Raka, në betejën për të rimarrë kontrollin e qytetit nga grupi ekstremist Shteti Islamik. Militantët e Shtetit Islamik nuk kanë qenë pjesë e takimeve në Astana dhe Gjenevë, për arritjen e paqes në Siri. Shteti Islamik ka humbur pjesë të mëdha të territorit sirian të cilat i ka kontrolluar për disa vite, njofton rel.

Militantët e Shtetit Islamik e konsiderojnë qytetin Raka, si kryeqytetin e tyre brenda territorit të Sirisë.

 

Shpërndaje në: