Nis seanca e 15-të për konstituim të Kuvendit, s’pritet rezultat pozitiv

Nis seanca e 15-të për konstituim të Kuvendit, s’pritet rezultat pozitiv

Ka nisur vazhdimi i seancës së 15-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.

Sot pritet propozimi për kryetar të Kuvendit, derisa VV-ja vazhdon të insistojë që për këtë post është e denjë Albulena Haxhiu, për të cilë s’po i arrin t’i sigurojë numrat.

Partitë e tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituim të organit ligjvënës, presidentja ka ftuar një takim konsultatitv për datën 15 maj. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe AAK-ja e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që nga LVV-ja nuk janë deklaruar.

Tashmë janë bërë tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, dhe Kosova ende është pa institucionet e saj./Periskopi/

Shpërndaje në: