Nis seanca, kreu i veteranëve të UÇK’së para Tribunalit Special

Periskopi.com Lajme

Ka filluar seanca gjyqësore ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.

Gucati është arrestuar nga EULEX’i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, ku atë ditë u bë edhe një bastisje.

Kreu i veteranëve atë ditë u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Për të njëjtat dyshime është arrestuar atë ditë edhe nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj. Haradinaj ditë më parë ka dalë para Gjykatës ku ka thënë se nuk ia njeh mandatin.

Dje ndërkaq, ftesë për intervistë nga Haga ka marrë edhe Sekretari i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.

🔴#LIVE Seanca: Hysni Gucati para Gjykatës Speciale

🔴#LIVE Seanca: Hysni Gucati para Gjykatës Speciale

Gepostet von Periskopi am Donnerstag, 1. Oktober 2020

Shpërndaje në: