Nis takimi i Mogherinit me delegacionin e Kosovës
Takimin e parë në Bruksel, Mogherini e ka filluar me delegacionin e Kosovës, presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Më pas, Mogherini do të takohet me përfaqësuesit serb, presidentin Tomislav Nikoliq dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq.
Pas përfundimit të takimeve të ndara është paraparë takim i përbashkët në një darkë pune.



