Nishani dekoron “në fshehtësi” kreun e SHISH

Nishani dekoron “në fshehtësi” kreun e SHISH

Dhjetë muaj më parë, kreu i SHISH, Visho Ajzi Lika u dekorua me medaljen e mirënjohjes nga kryeministri Rama, në një ceremoni të mbajtur larg vëmendjes së medias.

Në një tjetër ceremoni “të fshehtë” kreu i SHISH është dekoruar edhe nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Atij i është akorduar “Dekorata e Artë e Shqiponjës, me motivacionin:

“Për punën, përpjekjet, sakrificat dhe arritjet e vazhdueshme 25 vjeçare të punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit në realizimin me guxim, qëndrueshmëri, besnikëri, përkushtim e vetmohim të detyrave të tyre ligjore; për forcimin e sigurisë së shtetit e qytetarëve të tij, si dhe për garantimin e suksesit të zhvillimit ekonomik, shoqëror, liberal e demokratik të vendit.

Në ceremoninë e Nishanit, ashtu si në atë të Ramës, morën pjesë përfaqësues të ambasadës amerikane dhe të shërbimeve inteligjente partnere. /Lapsi.al

Shpërndaje në: