Nisin bisedimet VV – LAA për bashkëqeverisje
Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA tashmë kanë filluar takimet e nivelit të lartë për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ka thënë për Periskopin që megjithëse VV dhe LDK kanë qasje të ndryshme dhe prioritete të ndryshme programore, është lehtë e mundur të harmonizohen programet për bashkëqeverisje.
“Është më se e kuptueshme se si me çdo subjekt tjetër edhe me LDK ne kemi qasje të ndryshme dhe prioritete të ndryshme programore, ne jemi subjekt me orientim social demokrat pra qendër e majtë përderisa ata janë qendër e djathtë. Megjithatë besoj se është lehtë e mundur të harmonizohen programet por për këtë duhet të punojnë ekspertët e fushave përkatëse të dyja partive”, tha Pantina.
Por, sipas saj, për këtë duhet të punojnë ekspertët e fushave përkatëse të të dyja partive
“Por kësaj duhet të i prijë një dakordim politik se ne jemi ta gatshëm të bashkëqeverisim. Shenjat e para janë se kjo është e mundur pasi që tashmë ka pas takime të nivelit të lartë nga të dyja palët. Ne presim që në ditët në vijim ky bashkëpunim të bëhet edhe më i qartë dhe të caktohen grupet e përbashkëta të ekspertëve që do i harmonizojnë pikat programore”, ka thënë Pantina për Periskopin.



