Nisja e një rakete sekrete apo një shpërthim meteori? Baza detare amerikane s’ka përgjigje

Nisja e një rakete sekrete apo një shpërthim meteori? Baza detare amerikane s’ka përgjigje

Një nisje e raketave? Apo vetëm një flakërim i një meteori? Një objekt misterioz është parë mbi bazën ajrore në Uashington. Enigma ka hapur shumë spekulime dhe pyetje, por deri më tani nuk i është gjetur përgjigja.

Në mëngjesin e së dielës rreth orës 3:56 am, Greg Johnson i Skunk Bay Weather ka kapur disa drita vertikale misterioze në gadhishullin e Kitsapit verior. Në sekondën e 20 shfaqen disa drita me ngjyrë orangje që kalojnë përmes reve të qiellit.

Kjo ngjarje është publikuar në internet për të marrë edhe mendimet e të tjerëve rreth origjinës së fenomenit, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Të gjithë thanë se nuk erdhi prej tyre…. Ata thanë se nuk kanë strukturë për të nisur raketa të mëdha”, shkroi Xhonsoni në një post në Facebook.

“Imazhin e diskutova me Robert Lundsorf i shoqërisë amerikane të meteorëve dhe ai tha se defintivisht nuk ishte një meteor. Dukej si një nisje e një rakete”, tha Johnson, duke shpërndarë imazhin së bashku me Cliff Mass, një profesor i Shkencës Atmosferike në Universitetin e Uashingtonit, i cili gjithashtu e konfirmoi se “nuk ishte një meteor”.

“Ka shumë spekulime rreth kësaj”, tha Tom Mills, zëdhënësi i bazës detare, për Fox 59.”Por sigurisht që nuk është një lansim i raketave “./Periskopi/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1788726321210280&id=100002187883058

Shpërndaje në: